Surprizon Bardhi! Shfaqet në “Zemër Luana” me xhaketën e shumëpërfolur!

Rikujtojmë se pak kohë më parë reperi Bardhi ka qenë në shigjetimin e mediave, pasi në disa dalje publike ka zgjedhur të veshë të njëjtën xhaketë dhe bluzë. Asokohe ai u shpreh se dëshironte të shpenzonte më shumë para për familjen e tij, sesa për veshjet. Ky diskutim është rikthyer sërish…

Këtë të diel, reperi ka qenë i ftuar në emisionin “Zemër Luana”, me autore dhe moderatore Luana Vjollcën. Një ndër lojërat e para që u realizua në “Zemër Luana” ka qenë tërheqja e litarit, ku skuadra humbëse, siç ishte ajo e “Luanëve të Verdhë” duhej të realizonte një dënim.

Gjatë këtij dënimi Bardhi tha se kishte marrë xhaketën me vete dhe duke e veshur sërish në skenë dha një mesazh shumë të bukur: “Nuk na bën ne veshja, ne e bëjmë veshjen!”/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share