Mbetet e tensionuar situata në veri të Kosovës

Tensioni në veri të Kosovës mbetet i lartë, pavarësisht vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve në 4 komunat me shumicë serbe. Serbët vijuan të bllokojnë rrugët kryesore për në Rudare duke protestuar kundër arrestimit të një ish-pjesëtari serb të policisë së Kosovës i akuzuar për sulmet ndaj qendrave të mbajtjes së zgjedhjeve.

Për të dhënë më shumë detaje si paraqitet situata në veri të Kosovës, gazetarja Blerta Dalloshi Berisha ka raportuar përmes një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Tv Klan.

Pyetje: Si është situata në veri, siç ishte apo në këto momente që ne flasim është përmirësuar?

Blerta Dalloshi Berisha: Situata në veri vazhdon të jetë e brishtë, por ka paralajmërime nga Lista Serbe se në rast se kryeministri Kurti dërgon Njësinë Speciale në veri për të hequr barrikadat, siç ka paralajmëruar në konferencë për mediat, atëherë ata do t’i kundërpërgjigjen, atëherë Rakiç ka thënë se “nuk do të kalojë lehtë situata në veri”, megjithatë vazhdojnë thirrjet që serbët vetë t’i heqin barrikadat në veri. Situata vazhdon të jetë e njëjtë aktualisht.

Pyetje: Qeveria i ka kërkuar KFOR-it për heqjen e barrikadave. A ka ndonjë reagim nga KFOR-i?

Blerta Dalloshi Berisha: Po, Kryeministri Kurti ka kërkuar për heqjen e barrikdave, madje ka thënë se KFOR-i ka kërkuar kohë për t’i hequr barrikadat, por shpresa është që pas thirrjeve të ndërkombëtarëve, mbetet të shihet nëse Vuçiç do të reflektojë dhe do të kërkojë nga gruper kriminale në veri që të tërheqin barrikada apo do të ketë nevojë për ndonjë ndërhyrje./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share