Derisa Kroacia po kalonte rrugën për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës FIFA 2022, fansja e tyre më e madhe dhe e quajtur ‘nxitësja më e nxehtë e tifozëve”, Ivana Knoll, ka premtuar se do të dalë lakuriq nëse kombi i saj fiton titullin e parë të Kupës së Botës, më 18 dhjetor.
Kroatët kanë arritur në gjysmëfinale për herë të dytë radhazi, pasi ka luajtur në finalen e Botërorit 2018, dhe tani do të përballet me sfidën e ashpër të Argjentinës së Lionel Messit në gjysmëfinale.
E, Kroacia është vetëm dy fitore larg ngritjes së Kupës së Botës FIFA 2022 dhe nëse kjo ndodh, ish-Miss Kroacia, Ivana Knoll, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të veshjeve të saj provokuese në Katar, ka bërë një premtim të madh për fansat kroatë.
E pyetur nga shtypi gjerman në lidhje me perspektivën e fitimit të Kupës së Botës nga Kroacia, ish- Miss Kroacia, ka pretenduar se do të dalë e zhveshur nëse kombi i saj fiton trofeun e lakmuar.