Zgjedhjet në veri shtyhen për muajin prill të vitit tjetër

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur pas takimit me krerët e partive politike se zgjedhjet e në komunat veriore të vendit shtyhen për muajin prill të vitit tjetër.

Ajo tha se pas tërheqjes së zyrtarëve të BE-së nga zgjedhjet në veri dhe marrjes së raporteve nga institucionet e sigurisë, ka propozuar shtyrjen e zgjedhjeve.

Osmani shtoi se kishte dakordim të plotë për shtyrjen, duke falënderuar të gjithë përfaqësuesit e partive për sjelljen e përgjegjshme. Tutje e para e shtetit ka arsyetuar këtë vendim.

“Kishim dakordim të plotë për muajin prill të vitit 2023. Dua poashtu ta potencoj një gjë që të rëndësishme që të gjithë përfaqësuesit e partive politike treguan përgjegjshmëri atë që është më e shenjta, e që është jeta e qytetarëve tanë e që duhet të sigurohet e mbrohet. Përkundër faktit që Policia ka kapacitete të nevojshme, bandat kanë frikësuar qytetarët tanë që ata të mos ndihen të lirë:.

“Pjesëmarrja do të ishte tejet e ulët nga frika e tensioneve dhe sulmeve. Kjo ka rezultuar me tërheqje nga lista të disa personave. Do të ishin pa vëzhgim ndërkombëtarë apo vendorë. Në mënyrë që të sigurojmë vëzhgim vendor e ndërkombëtarë, siguri, e kohë për institucionet e sigurisë për rend dhe ligj, shtyrja është e nevojshme. Dhe do të kemi organizim të zgjedhjeve, që zgjedhjet të jenë të lira”.

Ajo ka theksuar se shtyrja nuk rezulton në shkelje të të drejtave zgjedhore të qytetarëve.

“Dua poashtu të potencoj që në një vendim të Gjykatës Kushtetuese 2020 është potencuar që caktimi i datës nëpërmjet shtyrjes, përderisa nuk caktohet për afat të pacaktuar, nuk rezulton në shkelje të të drejtave zgjedhore të qytetarëve, apo shkeljen e të drejtave të tjera. Kemi një rregullim nga Gjykata Kushtetuese. I gjithë ky proces është në përputhje të plotë me kriteret e Komisionit të Venecias”.

Ambasada e ShBA-së është ndër të parët që ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve në veri.

Të njëjtin qëndrim e ka shprehur edhe Derek Chollet, këshilltar në DASH.

Departamenti i Shtetit përsëri e theksoi qëndrimin e ShBA-së, duke lëshuar një komunikatë për zgjedhjet në veri.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share