Shtyhen zgjedhjet në veri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të shtunë takoi krerët e partive politike lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore të vendit.

Klankosova.tv merr vesh nga burime brenda takimit se mes pjesëmarrësve ka pasur pajtim që zgjedhjet që ishin paraparë të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor të shtyhen për datën 30 të muajit prill.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share