OBSH e rendit si një ndër shkaqet e rritjes së vdekshmërisë dhe sëmundjeve tumorale
Bashkimi Evropian regjistron konsumin më të lartë të alkoolit në botë. 8 ndër vendet me përdorimin më të fortë ndodhen në kontinentin tonë, ndër të cilët renditen Islanda, Norvegjia, Moldavia, Bjellorusia, Lituania.
Pra janë kryesisht vendet shumë të ftohta, ku një ndër shkaqet janë pikërisht kushtet natyrore. Por OBSH vendos theksin tek abuzimi i alkoolit, që është i dëmshëm për shëndetin në radhë të parë, por sjell dëme ekonomike, gjithashtu shkakton probleme si pasojë në sistemet sociale dhe shëndetësore. Theksohet këtu se abuzimi me alkoolin është një ndër shkaqet kryesore edhe të aksidenteve fatale apo me pasoja shumë të rënda.
Sipas OBSH, alkooli provokon kancerin dhe në Evropë një ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë janë pikërisht sëmundjet tumorale. Alkooli klasifikohet si një kancerogjen i nivelit 1, në të njëjtën kategori me arsenikun, azbestin dhe duhanin. Nga statistikat rezulton se në vitin 2016 në BE rreth 80 mijë persona humbën jetën si pasojë e tumoreve të lidhura me alkoolin.
Klan News