Liga e parë | Zhvillohet java e 18-të e sezonit vjeshtor

Në Autokomandë përballen Skopje – Struga Trim Lum

Me ndeshjet e javës së 18-të që në program janë të dielën në orën 13:00, përfundon pjesa vjeshtore e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor. Ekipi Struga Trim Lum pavarësisht epilogut me Skopjen në Autokomandë ka të siguruar epitetin Kampion vjeshtor.

Në stadiumin “Hekurana” në Lagjen e Autokomandës në Shkup, ekipi i Skopjes që pozicionohet i fundit në renditjen e tabelës është nikoqire e liderit në tabelë, Struga Trim Lum. Skuadra mysafire, në këtë takim konsiderohet favorite, por këtë duhet ta dëshmojë në terren edhe pse nuk ka dyshime pasi në radhët e veta ka Besart Ibraimin, Bunjamin Shabanin dhe të tjerë që janë në formën e duhur. Andaj çdo rezultat tjetër pos fitores së mysafirëve do të ishte befasi.

Derbi i javës së fundit në Ligën e Parë të futbollit, do të zhvillohet në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, aty ku do të përballen Rabotniçki vendas dhe kampioni në fuqi FC Shkupi. Kjo ndeshje ka rëndësia pë të dyja ekipet, për vendasit që të përforcohen në mesin e tabelës ndërsa për mysafirët që të mbajnë japin për të mbrojtur titullin kampion.

Në ndeshjet tjera takohen:  Akademija Pandev – Tikveshi, Sleksi – Makedonija Gj.P dhe Bregallnica – Pobeda. Shkëndija  është e lirë. Të gjitha ndeshjet zhvillohen të dielën me fillim në ora 13:00.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share