Kryeministri i vendit, Albin Kurti, thotë se sikur Serbia do ta donte aq shumë themelimin e Asociacionit do ta njihte pavarësinë e Kosovës.
Kurti thotë se përderisa Kosovës s’i duhet Asociacioni e Serbia se donë s’ka arsye që të prioritizohet kaq shumë, njofton Klankosova.tv.
“Nëse Serbia do ta donte më gjithë mend Asociacionin do ta njihte pavarësinë e Kosovës. Nuk mund të thuash orë e minutë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës atëherë nuk e duan kaq shumë asociacionin. Neve nuk na duhet, ata nuk e duan prandaj s’kemi pse e prioritizojmë kaq shumë”, tha Kurti.
Kurti, mes tjerash, thotë se edhe Asociacioni nuk mund prioritizohet si njëra prej marrëveshjeve më kryesore nga gjithë bisedimet e marrëveshjet e arritura në Bruksel.
“Asociacioni i komunave me shumicë serbe është e vërtetë që është nënshkruar nga paraardhësi im më 19 prill 2013 në Bruksel në gjashtë pikat e para të marrëveshjes së parë. Pastaj një version shumë më konkret i këtij asociacioni që përshkruhet në gjashtë pikat e para në marrëveshjen e parë është nënshkruar në Bruksel nga një paraardhës i imi më 25 gusht 2015.
Përgjithësisht janë 33 marrëveshje në Bruksel është e padrejtë ndaj procesit të bisedimeve dhe ndaj shtetit të Kosovës që një marrëveshje të tërhiqet si kryesorja, nuk ekziston asnjë marrëveshje që thotë se një marrëveshje është më e rëndësishme se një tjetër”.
“Unë nuk dua t’i neglizhoj por nuk mund të lejojë proritozimin e njërës në raport me tjerat. Në anën tjetër ka një iniciativë të re të një propozimi të BE-së të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe ShBA ku po ashtu parashihet trajtimi i marrëveshjeve të mëhershme dhe është padrejtë ndaj këtij konstrukti të formuar do të ishte gabim ta nxjerrim Asociacionin nga 33 marrëveshjet si të veçantë dhe nga korniza ime me katër pika”.
“Të mos harrojmë që është rafitikuar në Kuvendin e Kosovës në fund të qershorit 2013. Por, Serbia se ka ratifikuar asnjëherë atë marrëveshje” tha Kurti.