Qendra tregtare në Moskë përfshihet nga flakët

Një zjarr masiv ka shpërthyer në një qendër tregtare në veriperëndim të Moskës. Ka dyshime se zjarri ka nisur fillimisht në çatinë e qendrës duke bërë që të shfaqeshin shtëllunga tymi. Si pasojë e zjarrit, një person ka humbur jetën.

Zjarri ka nisur para orës 07: 00 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa shërbimi zjarrfikës raportohet se mbërriti në vendngjarje 20 minuta më vonë. Pamjet e bëra publike në mediat sociale nga banorët që jetojnë aty pranë kanë treguar si paraqitej situata në qendrën tregtare.

Nuk është akoma e qartë nëse zjarri është ndezur qëllimisht apo ka ndonjë lidhje me luftën në Ukrainë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share