“British Fashion Awards 2022”, Bella Hadid shpallet modelja e vitit 2022

Bella Hadid u kurorëzua si modelja e vitit në “The Fashion Awards” 2022. Gjatë ceremonisë së organizuar në Royal Albert Hall në Londër, modelja amerikane u shpall fituese e çmimit prestigjioz, duke mposhtur Adut Akech, Lila Moss, Paloma Elsesser dhe Quannah Chasinghorse.

“Veshjet nuk janë asgjë derisa të vihen në jetë nga zanati madhështor i modeles,” tha Ashley Graham përpara se të shpallte fitoren e Hadid ndaj kandidatëve Adut Akech, Quannah Chasinghorse, Paloma Elsesser dhe Lila Moss.

Për shkak të angazhimeve në punë, Bella nuk mundi të merrte pjesë në një video-mesazh, Hadid falënderoi agjentin e saj Luiz Mattos dhe nënën e saj Yolanda Hadid, si dhe ata që janë më pak të dukshëm në industri.

Çmimet e modës 2022 u drejtuan nga aktorja Jodie Turner-Smith, ku si stilist i vitit u zgjodh Pierpaolo Piccioli i Valentino-s. Ceremonia e këtij viti përfshiu gjithashtu 15 “Udhëheqës të Ndryshimit”, të cilët theksuan stilistët, markat dhe krijuesit që kanë bërë një ndryshim pozitiv brenda industrisë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share