Në emisionin Klan Debat, politikani serb Nenad Canak tha se kjo që po ndodh në Ukrainë nuk mund të krahasohet me atë që ndodhi në Kosovë vitin 1999.
”Mos harroni që bombardimi në Serbi dhe Mal të Zi në vitin 1999 ishte fundi i katër luftrave të cilat kanë ndodhur në Slloveni, Bosnjë dhe Kosovë pastaj erdhi deri te bombardimi ku gjegjësisht u desht të vije fundi i këtyre luftrave. Ashtu që nëse e veçojmë vetëm bombardimin kjo nuk ka vetëm kontest historik dhe nuk mund të krahasohet me atë që ndodh në Ukrainë, kjo është propagandë ruse” – tha Nenad Canak, politikan serb. /KlanMacedonia/