Dhjetë fitore të skuadrave vendase dhe vetëm një fitore e kipit mysafirë është epilogu i 11-të ndeshjeve të zhvilluara në Kampionatin amerikan të basketbollit NBA.
Skuadra e vetme që ka shënuar fitore në transfertë është Boston që mundi Phoenix me rezultat bindës 125-98. Më efikas te skuadra vendase ishte Josh Okogie me 28 pikë, shtatë kërcimje e dy asiste. Te skuadra fituese më efikas ishin Broun me 25 pikë, shtatë kërcime e dy tre asiste dhe Tatum me 25 pikë, pesë kërcime e dy asiste.
Utah Jazz në sekondën e fundit mundi kampionin në fuqi Golden State me rezultat 124:123, Në një sfidë të ekuilibruar deri në fund, ku për Warriors nuk mjaftuan 36 pikët e Poole. Për Jazz, 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, duke bërë që kolektiviteti të triumfojë. Dsfatë ka pësuar edhe skuadra e Lakers, që u mund 126-113 nga Toronto. Dy lojtarët Torontos, Siakam dhe VanVleet realizuan nga 25 pikë.
Konferencën e Perëndimit e kryeson Nju Orleans me 16 fitore e 8 disfata, para Phoenix që ka 16 fitore e 9 humbje, ndërsa në Lindje , kryeson Boston me 21 fitore e 5 disfata, para Milwauke që ka 18 fitore e 6 disfata.
Rezultatet e sotme
Orlando – Clippers, 116-111
Brooklyn – Charlotte, 122-116
Nju York – Atlanta, 113-89
Toronto – Lakers, 126-113
Chicago – Washington, 115-111
Memphis – Oklahoma, 123-102
Milwaukee – Sacramento, 126-113
Minnesota – Indiana, 121-115
Nju Orleans – Detroit, 104-98
Utah Jazz – Golden State, 124-123
Phoenix – Boston, 98-125
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/