Shënohet 8 Dhjetori, delegacioni qeveritar vendosi lule në monumentin e Shën Klimentit të Ohrit

Delegacioni qeveritar i përbërë nga Agim Nuhiu, zëvendësministër i drejtësisë dhe Filip Nikoloski, zëvendësministër i financave, me rastin e festës shtetërore të 8 dhjetorit – “Shën Klimenti i Ohrit”, vendosën sot lule të freskëta në monumentin e këtij spiritualisti dhe edukatori të madh para Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare në Shkup, që mban emrin e tij, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.
“Me shënimin e kësaj dite, ne përkujtojmë veprën e Shën Klimentit të Ohrit, dishepullit të madh të arsimtarëve mbarësllavë vëllezërve Shën Kirili dhe Metodi, emri i të cilëve lidhet me fillimet e shkrim-leximit maqedonas. Shën Klimenti i Ohrit la gjurmë jo vetëm në shkrim-leximin dhe historinë maqedonase, por edhe në historinë e popujve tjerë në Ballkan, sepse ai është themeluesi i Shkollës Letrare të Ohrit, e njohur edhe si “Universiteti i parë Ballkanik dhe Evropian Shën Klimenti i Ohrit”. Respekti për gjuhën dhe shkrim-leximin është respect për historinë, identitetin dhe diversitetin”, thuhet në njoftim.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share