Angela Merkel: Nuk pendohem për vendimet e marra!

Ish-kancelarja pranon se duhej reaguar më ashpër ndaj aneksimit të Krimese nga Putin

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur vendimet e saj në lidhje me furnizimin me energji të Gjermanisë gjatë mandatit të saj 16-vjeçar.

Në një intervistë me të përjavshmen gjermane Die Zeit, Merkel thotë se ata që vënë në dyshim vendimet e saj të marra në periudha të ndryshme duhet të marrin parasysh kontekstin rreth tyre.

Ndër vendimet që ajo risolli në vëmendje ishte autorizimi i ndërtimit të gazsjellësit Nord Stream 2 dhe zgjedhja e energjisë ruse përballë alternativave të tjera .Por pse nuk e kundërshtoi Angela Merkel projektin Nord Stream 2?

Ish-kancelarja u shpreh se nuk ka qenë kurrë në kompetencën e qeverisë për të miratuar këtë tubacion gazi, i cili do të lejonte transferimin e gazit rus në Evropë nëpërmjet tubacioneve nën Detin Baltik që lidhin Rusinë me Gjermaninë.

Merkel argumentoi se ishte roli i kompanive gjermane që të miratonin ndërtimin e gazsjellësit, jo i qeverisë.

Sipas Merkel nëse qeveria gjermane do ta kundërshtonte gazsjellësin përmes një ligji të posaçëm kjo do të përkeqësonte rëndë marrëdhëniet me Rusinë. Ajo risolli në vëmendje mënyrën se si bota reagoi ndaj aneksimit të Krimesë nga presidenti rus Vladimir Putin në 2014 dhe tha se nuk ka qenë e ashpër sa duhet.

E pyetur se çfarë përfundimi të mundshëm parashikon ajo për luftën e Rusisë në Ukrainë, Merkeli tha se ajo mund të përfundojë vetëm në tryezën e bisedimeve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share