VMRO-DPMNE-ja opozitare ka akuzuar sot LSDM-në dhe Qytetin e Shkupit për kombinatorika koalicionuese në kurriz të qytetarëve, përmes transportuesëve privatë.
Fajtorë për bllokimin e Shkupit, sipas kësaj partie, janë Kovaçevski dhe Arsovska, përcjell Klan Maqedoni.
“NQP është një nga shtyllat e koalicionit të të paangazhuarve (LSD – BDI – E majta). Danela Arsovska fillimisht emëroi Aleksandar Stojkovskin drejtor të NQP-së. Stojkovski është anëtar i LSD-së, gjë që e vërtetojnë edhe fotografitë e tij në selinë qendrore. Stojkovski nënshkruan kontratë për blerjen e derivateve në vlerë prej 27 milionë euro dhe në atë kontratë nuk ka zbritje prej 6 denarësh, që ka qenë praktikë deri më tani. Me mosekzistimin e zbritjes, buxheti i NQP-së është dëmtuar për 1.4 milionë euro. Para që mjaftojnë për të mbuluar borxhin që kjo kompani ka ndaj kompanive private”, thonë nga VMRO.
Nga partia e Mickoskit pyesin nëse NQP-ja është pjesë e pazareve të “koalicionit sekret”, të cilin nga kjo parti e quajnë si “koalicioni Taçella”.
“Shkupianët pyesin nëse pas kaosit që shohim këto ditë me rrugë të bllokuara, ekziston një skenar i përgatitur që një kompani bullgare të marrë përsipër transportin në Shkup”, pyesin nga VMRO-ja opozitare./KlanMacedonia