Infantino: Faza e grupeve – më e mira në histori  

Presidenti I FIFA-s, Xhani Infantino, ka deklaruar se faza e grupeve në Kampionatin Botëror në Katar është më e mira në historinë e botëroreve. Infantino për ueb-faqen zyrtare të FIFA-s ka deklaruar se mosukseset e kombëtareve të mëdha dhe numri i reprezentacioneve që përparojnë dëshmojnë se futbolli po bëhet global.

“Rezultatet nga faza e grupeve treguan se futbolli është bërë më global, për këtë dëshmojnë disfatat e Argjentinës, Spanjës, Gjermanisë, Brazilit, Francës, nga kombëtare nga Afrika, Azia dhe Amerika Veriore. Ky kampionat zhvillohet në stadiume shumë të bukura, në atmosferë fantastike, kurse ndeshjet ofruan gola spektakolar dhe shumë befasi… Ky kampionat është më i miri në histori. Tashmë nuk mund të flasim për “të mëdhenj” e “të vegjël”, për shkak se niveli I lojës është shumë e balancuar. Kjo dëshmohet nga ajo se në fazën e dytë patëm përfaqësues nga të gjitha kontinentet. Shpresoj se Kampionati në Katar do të përfundojë ashtu sic nisi – me sukses fantastic. Besoj se ky Kampionat Botëror do të arrijë shikueshmërinë deri në 5 miliardë njerëz gjithandej botës. Stadiumet janë përplot në cdo ndeshje. Në fund, thjesht duam t`u sjellim pak gëzime dhe buzëqeshje njerëzve nga e gjithë bota. Ky është futbolli, ky është Kampionati Botëror” – ka deklaruar Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share