Vidhen bankomatët dhe sulmohet roja në Fushë Topanë

MPB: PO MERREN MASA PËR ZBARDHJEN E RASTIT

Persona të armatosur, me maska, sulmuan një roje sigurie dhe u vunë flakën bankomatëve në një qendër tregtare në “fushë topan”. MPB thotë se po heton rastin.

Persona të armatosur me maska në orët e hershme të mëngjesit kanë sulmuar një person nga sigurimi i qendrës tregtare “Point Retail Park” dhe kanë djegur disa bankomatë në rrugën Makedosnka Kosovska Brigada në Fushë Topan. Për shkak të këtyre ngjarjeve, policia vendosi të mbyll rrugën në orët e para të mëngjesit.

“Rruga Makedosnka Kosovska Brigada sot është bllokuar për shkak të një shpërthimi që ka ndodhur herët në mëngjes, sipas informacioneve jozyrtare bëhet fjalë për një vjedhje e cila ka ndodhur në këtë pjesë të qytetit të Shkupit, pra disa bankomatë janë shperthyer me eksploziv dhe janë vjedhur një sasi e madhe e parave”.

Rastin për KlanMaqedoni e konfirmoi edhe Ministria e puneve te brendshme.

“Në orën 05:54 në SPB Shkup është raportuar se në një objekt afarist në rrugën “M.K.Brigada” në Shkup, disa persona kanë kanosur me armë sigurimin (Sh.M.), dhe më pas i kanë djegur disa bankomatë të cilët ishin pjesë e objektit të biznesit” – thonë nga MPB.

Nga MPB shtuan se po merren masa për zbardhjen e rastit, ndërsa në këtë qendrën tregtare kishte bankomatë nga disa banka, dhe ishin të vendosur pranë njëri-tjetrit në parkingun përballë hyrjes së një prej dyqaneve të kësaj qendre. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share