Qyteti i Shkupit: Policia t’i largojë autobusët privat nga rruga, shkaktojnë kaos

TRANSPORTUESIT PRIVAT TË ZHGJËNJYËR, U MASHTRUAM NGA ARSOVSKA

(Kur ishte protesta para Qeverisa, dielli më pengoi, ndërsa këtu vet i rregullova reflektorët)

Edhe përkundër kësaj sekretari i Këshillit të Qytetit të Shkupit Zoran Glligorov nuk deshi tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

“Përse ikni prej mediave? Ju falemindërit”

Glligorov bllokadën e protestuesve e quajti si politike ndërsa i bëri thirje MPB-së që t’i tërheq bllokadat e protestuesve pasi kjo shkakton ngecje në punë NPQ-së.

“Ka transportues privat të cilët janë të interesuar për të punuar në mënyrë të ndershme dhe këta persona mund të aplikojnë për të vozitur autobusë. Këto bllokada të transportuesve janë politike dhe MPB duhet të ndërrmer masa pasi që qytetarët janë ata të cilët nuk mund të funskionojnë dhe është krijuar një kaos” – tha Zoran Glligorov, sekretari i këshillit të qytetit të Shkupit.

E jashta objektit ishin transportuesit privat të cilët thonë se asnjëri prej tyre nuk ka aplikuar në konkursin e Qytetit të Shkupit.

“Unë kërkoj faljë që u mashtrova nga Danella Arsovska. Të gjithë kemi qenë të mashtruar. Asnjëri prej transportuesve nuk ka aplikuar në konkursin e Qytetit të Shkupit pasi aplikimi i thillë do të duhet të votohet edhe nga Këshilli i Qytetit” – tha Lenin Jovanovski, drejtor i shoqatës ”Slloboda Prevoz”

Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE dhe LSDM të cilët fajin ia hudhin njëri tjetrit.

“Edhe pas 48 orësh nuk ka përgjigje nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për pyetjet e bëra. As nuk ka një përgjigje për kaosin. Kaosi është i qëllimshëm, prandaj Arsovska nuk përgjigjet. A kanë arritur tashmë në Maqedoni autobusët e një kompanie afër Sofjes, për të zënë vendin e transportuesve privat në Shkup, e kjo si rezultat i këmbënguljes së Kovaçevskit për takimin e fshehtë me Arsovskën?” – tha Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

Kaosi në Shkup dhe bllokada që po i ndodh qytetit është e drejtuar politikisht dhe logjistikisht nga Hristijan Mickoski. Në njërën anë të bllokadës është partneri i Mickoskit – Lenini, dhe në anën tjetër kryetarja e tij Arsovska. Për shkak të interesave të biznesit dhe grindjeve për tenderë, banorët e Shkupit po vuajnë prej ditësh” – tha Vasko Kiçevski, LSDM.

Protestat e transportuesve privat vazhdojnë edhe sot. Shumë qytetarë ecin në këmbë apo me biçikletë për të arritur der në vendet e punës. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share