Ambasada e SHBA-së: Do të përdorim të gjitha mjetet për të luftuar korrupsionin

SPASOVSKI: MPB QËNDRON NË DISPOZICION QË T’I MBËSHTESË KËTO AKTIVITETE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë hapa seriozë në luftimin e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë te zyrtarët shtetëror aktual dhe të qeverive të kaluara. Në një përgjigje për TV Klan M, nga ambasada amerikane në Shkup kanë bërë të ditur se, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar për të mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion të lartë dhe do të vazhdoj të përdorë të gjitha mjetet e disponueshme për të luftuar korrupsionin në nivel global raporton Klan M.

“Departamenti i Shtetit konsideron një sërë autoritetesh të disponueshme, në koordinim me kolegët ndërinstitucional, për të ndërmarrë veprime të përshtatshme për t’iu përgjigjur korrupsionit. Përcaktimi në kuadër të këtyre autoriteteve, i lejon Shtetet e Bashkuara të promovojnë llogaridhënie po zyrtarë qeveritar aktual dhe të kaluar që janë të përfshirë në korrupsion apo bëjnë shkelje dhe keqpërdorin të drejtat e njeriut dhe të mbështesin përpjekjet për të parandaluar keqpërdorimet e ardhshme” – thonë nga ambasada e SHBA-së.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke ardhjen e një ekipi amerikan, për të hetuar korrupsionin te funksionarët shtetëror, tha se MPB qëndron absolutisht në dispozicion në çdo aspekt që t’i mbështesë këto aktivitete.

“Çdonjëri prej nesh duhet të ketë shqetësim për atë që prakitikisht po na ndodhë në shtet. Çdonjëri prej nesh duhet që në kohë sa më të shpejtë të bëj maksimumin për t’i dhënë fund krimit dhe korrupsionit në shtet në çdo aspekt të mundshëm. Të krijohet sistem që do të përgjigjet në mënyrë efikase dhe shpejtë” – deklaroi Oliver Spasovski.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, njoftoi dje se, një ekip nga Uashingtoni ndodhet në Maqedoninë e Veriut, “për vështrim më agresiv ndaj funksionarëve të kaluar dhe aktual të korruptuar”. Ajo theksoi se, sektorit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut i duhen më shumë hetime dhe ndjekje penale që të dëshmohet se askush nuk është mbi ligjin. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share