Në emisionin Happy Day, Edin Shabani thotë se USAID qëndron në një shtet deri në pikën e arritjes së aspiratave të atij vendi dhe pastaj e përmbyllim misionin, fokusi varet nga problemet dhe nevojat që I detekton si nga qytetarët ashtu edhe nga udhëheqësia e atij shteti, në RMV ka tre shtylla operimi për momentin, përforcimi i sektorit ekonomik gjegjësishtë me sektorin privat, puna me të rrinjtë dhe antikorrupsioni.
“Duke filluar nga vitet e 90-ta deri më tani kanë ndryshuar dinamikat në shtetin tonë dhe ne dimë shumë mirë të adaptohemi me këto dinamika dhe të bëjmë një përshtatje të punës dhe mekanizmave për partneritetete të ndryshme në vendin tonë…ne duam që shteti të arrijë në një nivel të lartë të zhvillimit përpara se të tërhiqemi” – thotë Shabani. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Teuta Zekiri