Milkov: Sot për herë të parë bashkërisht e festojmë veprimtarinë e Shën Klimentit të Ohrit

Në përputhje me marrëveshjen e arritur, sot për herë të parë së bashku e festojmë veprimtarinë e Shën Klimentit të Ohrit. Do të vendosim lule pra monumentit të tij në shenjë respekti, si një nga nxënësit më të njohur të vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të cilët ne i respektojmë, tha ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Nikolaj Milkov.

Ai në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të forumit të biznesit “Deri në një miliard dhe përtej”, që po mbahet në Shkup, theksoi se merita për këtë festim të përbashkët i takon Komisionit Historik Maqedonaso-Bullgar.

“Merita për festimin e përbashkët të Shën Kimentit të Ohrit është i Komisioni Historik Maqedonaso-Bullgar, i cili jep një interpretim të përgjithshëm të veprave të shenjtorëve Kiril e Metodi dhe Shën Klementit të Ohrit. Kjo është gjithsesi një shenjë shumë pozitive, kur kemi një konceptim dhe kuptim të përgjithshëm të periudhave të ndryshme historike dhe të figurave të ndryshme historike, që besoj se do t’i zgjidhë problemet në marrëdhëniet tona moderne”, tha Milkovi.

Ai edhe një herë e konfirmoi mbështetjen për punën e Komisionit Historik Maqedonaso-Bullgar dhe theksoi se funksionimi i suksesshëm i tij kontribuon në punën e marrëdhënieve tona të mira fqinjësore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share