Kim Kardashian merr urdhër mbrojtje

Andre Persaud ka tentuar disa herë të hyjë në shtëpinë e saj

Nuk është hera e parë që adhuruesit çmenden pas Kim Kardashian. Por disa prej tyre kanë shkuar edhe në ekstreme duke u bërë një problem për bukuroshen.

Kështu së fundmi bukuroshja ka marrë një urdhër mbrojtje ndaj një fansi  të saj. Atij i  ndalohet të kontaktojë me Kardashian dhe duhet  të mbajë  një distancë prej 100 metrash prej saj.

Si pjesë e urdhrit, atij i ndalohet edhe posedimi i armëve të zjarrit dhe duhet të dorëzojë ato që ka tashmë.

42-vjeçarja  është shprehur se personi i quajtur  Andre  Persaud u paraqit në shtëpinë e saj tre herë  gjatë muajit gusht dhe thotë  se ishte i armatosur.

Ai këmbënguli që të dy të komunikonin në mënyrë telepatike dhe mësohet se ylli i Keeping Up With the Kardashians është e shqetësuar se ai mund të bëhej i dhunshëm fizikisht.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share