ASH: MPB të ndalojë presionin ndaj shqiptarëve në Kumanovë

Aleanca për Shqiptarët në Kumanovë ka reaguar sot pasi disa të rinj kumanovarë u morën në pyetje nga policia, për shkak të bllokimit të rrugëve natën kur festohej fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë. Nga kjo parti thonë se qëllimi i vërtetë i këtyre bisedave informative nga policia ësht[ frikësimi dhe diciplinimi i shqiptarëve. Ligjet, sipas kësaj partie, në Kumanovë vlejnë vetëm për shqiptarët sepse në këtë qytet ka pasur shpesh festa të ngjashme.
“Ne u interesuam për këto raste dhe morëm informacione se policia thirret në shkelje ligjore në komunikacion dhe rendin publik, por këto arsyetime janë vetëm alibi.  Qëllimi i vërtetë i këtij operacioni është diciplinimi dhe frikësimi i shqiptarëve në Kumanovë që po përsëritet në vazhdimësi. I bëjmë thirrje MPB-së që të heq dorë nga këto metoda respresive, ndërsa shqiptarëve që janë në pozicione udhëheqëse në ministri dhe në stacionin policor, të kryejnë detyrën dhe të mos lejojnë skenare dhe presione të këtilla ndaj shqiptarëve.  Festat dhe organizimet spontane janë e drejtë demokratike, pjesëmarrësit në atë festë nuk kanë bërë asnjë dëm, ndërsa ka qenë obligim i institucioneve që të kujdesen për komunikacion, t’u mundësojnë qytetarëve festë dhe të riorganizojnë komunikacionin dhe rendin publik pa mos cënuar as të drejtën e festës”, deklaroi Arsim Hasani, Kryetar e Degës së ASH-së në Kumanovë./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share