Trajneri i njohur i futbollit, Nikolla Ilievski – Xhixhi ka vlerësuar lartë gjuajtjet dhe mbi të gjitha mbrojtjet e penaltive nga ana e portierit kroat në ndeshjen e sotme me Japoninë.
“Gjatë kohë jam në futboll. Kam qenë i pranishëm në dy kampionate botërore dhe dy europiane. Nuk mund të kujtohem që një portier me kaq lehtësi të ketë mbrojtur gjuajtjet nga penaltia në një ndeshje kaq të rëndësishme”, deklaroi trajneri Nikolla Ilievski – Xhixhi në emisionin MundoKlan./KlanMacedonia