Gjyqi më i madh në historinë e Belgjikës

Gjykohen të akuzuarit për sulmet terroriste të vitit 2016 në Bruksel

Gjashtë vite pas sulmeve terroriste në Brukesl ku humbën jetën 32 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë ka nisur gjyqi më i madh në historinë belge.

Dhjetë persona do të përballen me akuza në lidhje me ngjarjen e rëndë , kur bomba shpërtheu në aeroportin e Brukselit dhe më pas në një tren metroje që po kalonte nëpër lagjen evropiane të qytetit. Njëri nga grupi do të gjykohet në mungesë, por mendohet se është vrarë në Siri.

I caktuar për të zgjatur shtatë muaj, gjyqi ringjalli kujtime të dhimbshme për ata që humbën të dashurit, u plagosën ose u gjymtuan.

“Ishte e rëndësishme të ishim këtu. Është gjyqi i tyre, por në të njëjtën kohë është edhe i yni. Ne presim disa përgjigje. Po presim të shohim se si do të ndodhë saktësisht dhe ku do të na çojë pas gjashtë apo shtatë muajsh procedurë”, ka thënë viktimë e sulmit Sylvie Ingels.

I dyshuari kryesor në gjyq është Salah Abdeslam, i cili tashmë është dënuar në një gjyq në Francë për pjesëmarrjen e tij në sulmet terroriste në Paris në 2015, ku u vranë 130 njerëz. Ai u dënua me burgim të përjetshëm, pa lirim me kusht.

Gjyqi, i cili pritet të përfundojë në qershor 2023, po mbahet në ish-selinë e NATO-s, i rikonceptuar për të përmbushur kërkesat e sigurisë së lartë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share