Bekteshi: Pas 1 janarit rryma pritet të shtrenjtohet vetëm për ata që harxhojnë më tepër

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp tha se me shumë gjasa pas 1 janarit çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë për bllokun 1 dhe 2 të tarifave.

“Nuk është në rregull që në kohë krize disa amvisëri të caktuara të cilat kanë të ardhura më të larta, të cilët mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike të kenë çmim të njëjte me ata qytetarë të cilët kanë të ardhura mesatare. Amvisëri të caktuara në vendin tonë kanë harxhuar më shumë se disa kompani edhe atë kompani të mëdha në vendin tonë. Po flasim për mbi 30- 40 megavat në muaj, që do të thotë se këto amvisëri do të paguajnë në përputhje me kushtet e tregut në çmimin e energjisë elektrike dhe pse jo edhe me marzhë shtesë nga EVN- Home dhe EMV”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share