Ka filluar pagesa e ndihmave sociale në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, për mbrojtjen e fëmijëve dhe civile për muajin korrik të vitit 2022.

“Përdoruesit e të drejtave në të holla të cilët posedojnë një kartelë debiti do të mund t’i tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i përdorin mjetet për pagesa pa para në dorë në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular nga dita e sotme, 5 dhjetor të vitit 2022”, njoftojnë nga MPPS-ja.

Me qëllim që të shmanget turma para dhe në banka gjatë pagesë së të drejtave që nuk përdorin kartela, pagesa do të zbatohet në dy grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në pajtim me orarin e konfirmuar sipas alfabetit, sipas shkronjës së parë të mbiemrit edhe atë sot për shfrytëzuesit mbiemri i të cilëve fillon me shkronjat A, B, V, G, D, GJ, E, ZH, Z, X, I, J, K, LL, L dhe nesër për ata mbiemri i të cilëve fillon me shkronjat M, N, NJ, O, P, R, S, T, Q, U, F, C, Ç, XH, SH.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share