Sërish kërcënime për bomba në pesë shkolla të Kavadarit

Kërcënime për bombë janë pranuar sot në mëngjes në pesë shkolla në Kavadar, informacion e konfirmoi Riste Samarxhiev, zëdhënës i SPB Veles.

“Sot rreth orës shtatë në Stacionin Policor të Kavadarit është denoncuar se në adresat elektronike të pesë shkollave, dy shkollave të mesme dhe tri shkollave fillore në Kavadar është dërguar kërcënim për vendosjen e eksplozivit. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga nëpunësit e policisë janë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt të shkollave dhe në vijim janë kontrollet antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informoi Samarxhievi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share