Si kanë humbur peshë njerëzit gjatë karantinës

Ka dy lloje njerëzish në botë. Ata që karantinën po e përdorin si një periudhë pushimesh për trupin dhe mendjen dhe lloji i dytë, që po e përdor këtë kohë për të ndryshuar gjëra tek vetja. Si përshembull, ndryshe nga një pjesë e mirë që nuk janë kursyer fare ushqimin, kanë zgjedhur të sfidojnë veten dhe të dobësohen gjatë kësaj periudhe. Ju që keni shtuar në peshë dhe doni ta hiqni, lexoni më poshtë.

1. “Kam gatuar gjithë kohës në shtëpi. Eshtë më e thjeshtë për mua të qëndroj larg tundimit që kam kur shoh në menu patate të skuqura. Përpiqem të gatuaj shëndetshëm dhe harroj që ekzistojnë gjërat me shumë kalori.”

2.”Pi shumë ujë para se të ha. Eshtë shumë e thjeshtë të pish ujë gjithë kohën kur je në shtëpi. Pini ujë dhe do të surprizoheni sepse nuk do të ndiheni fare të uritur. Unë nuk e heq kurrë nga dora shishen me ujë dhe kështu, ditët e karantinës më kanë gjetur më të freskët dhe të lehtë.”

3. “Jam përpjekur të mos rri asnjë ditë pa ecur. Eshtë me shumë rëndësi të dalësh nga shtëpia për pak ajër. Çdo ditë, bëj një xhiro të gjatë rreth e qark shtëpisë ose vrap të lehtë, sigurisht duke ruajtur distancën dhe duke respektuar masat e nevojshme.”

4. “Kam hequr dorë nga buka. Eshtë momenti i duhur nëse doni ta bëni. Do mësoheni shpejt dhe s’do t’ja ndjeni më nevojën.”

5.”Që kur u izoluam, bëra një pakt me veten. U betova që s’ka ëmbëlsira, çokollata apo brumra gjatë këtyre ditëve. Nuk shtova peshë.”

6. “Lëvizje! S’ka rëndësi nëse një ditë kërceja për qejfin tim, një ditë tjetër merrem me Tik Tok apo një ditë bëj ushtrime fizike. Thjesht lëviz!”

Lexo gjithashtu
Total
0
Share