“Hyjmë në modusin anti-korrupsion”

OSMANI: KRITIKAT NGA SHBA-të PËR KORRUPSION TË LARTË JANË “ZHVILLIM POZITIV”

Kritikat e shpeshta nga ambasadorja amerikane në vend për shkallën e lartë të korrupsionit në vend, politikanët në vend i vlerësojnë si “zhvillim pozitiv”, se pas zgjidhjes së problemeve ekzistenciale tani është koha për luftë efikase kundër korrupsionit, me ndihmën e SHBA-ve. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka deklaruar se vendi tani ka dy instrumente për matjen e suksesit të këtij procesi – negociatat me BE-në dhe SHBA-të përmes dialogut strategjik dhe instrumentet e tyre si listat e zeza dhe emërimet publike.

Kritikat e vazhdueshme, por të ashpra, nga ana e SHBA-ve për përhapjen e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, problem që shkakton edhe mosbesim të lartë të qytetarëve ndaj shtetit, por paraqet edhe “frenë në rrugën drejt BE-së, siç vlerësoi ambasadorja amerikane Anxhela Ageler para dy ditëve, shefi i diplomacisë Bujar Osmani i konsideron si “zhvillim pozitiv”, duke shtuar.

“Vendi hyn në një modus të tillë të zhvillimit në të cilin politika anti-korrupsion do të jetë fillesa më e rëndësishme mbizotëruese politike, dhe këtu do të ndihmohemi, por edhe do të mbikqyremi nga partnerët tanë më të mëdhënj strategjik, BE-ja dhe SHBA-të. Ne jemi plotësisht të koordinuar në këtë pjesë” – tha Bujar Osmani.

Osmani gjatë javës së kaluar për marrëdhëniet bilaterale me Uashingtonin ka biseduar shkurt më Sekretarin Shtetëror Antoni Blinken, dhe më gjatë me ambasadoren Viktorija Nuland, ndërsa Kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe me përfaqësuesin e lartë të Ministrisë Amerikanë te Financave. Për atë çfarë nënkuptohet me “ndihmë serioze” nga ana e SHBA-ve, në luftën kundër korrupsionit, përveç injeksionit financiar për institucionet në vlerë 4 milionë euro, Osmani sqaron.

“Pres ndihmë të çdo lloji, nga shkëmbimi i informacioneve, nga ndihma dhe mbështetja financiare, deri te shfrytëzimi i mekanizmave konkretë që SHBA-të i kanë në dispozicion. Tani fokusi ynë është atje, tani miqtë tanë gjithashtu fokusohen në atë pjesë, le të bashkohemi të gjithë dhe t’i themi stop kësaj të keqe” – tha Osmani

Në mënyrë që të harmonizohet me politikën e Bashkimit Evropian për parandalimin e emigrimit illegal, dhe si vend kryesuses me OSBE-në në vitin 2023, Maqedonia e Veriut nga java e ardhshme do të vendosë viza për vendin karibean Kubën dhe për shtetin afrikan të Botsvanës. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share