Dyshohen se kanë kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi, arrestohen dy persona nga Shuto Orizarja

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme në Shuto Orizarë janë arrestuar dy persona nga Shkupi.

Të njëjtit dyshohen se kanë kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi.

“Me datë 03.12.2022 në ora 17:00 në rrugën “Indira Gandi” në Shkup, zyrtarë policorë nga Shuto Orizara kanë privuar nga liria M.K.(20) dhe D.K.(19), të dy nga Shkupi. Ata dyshohen se në periudhën nga ora 11:00 e datës 12.02.2022 deri në orën 09:00 të datës 12.03.2022 kanë kryer një “vjedhje të rëndë” në një shtëpi në rrugën “Nov Zhivot” në pronësi të S.K., ku janë vjedhur vegla dhe mjete pune. Gjërat e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personat janë ndaluar në stacion të policisë dhe me ta është zhvilluar bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share