Në emisionin Mundo Klan, gazetari Reshat Ibrahimi tha se mediat serbe vetë kanë bërë ato lajme, shkrime duke krijuar urrejtje se Xhaka e ka nxjerë dresin me emrin Jashari duke aluduar në Adem Jasharin.
”Mediat serbe kapen te mbiemri Jashari për shkak të komandantit tonë Adem Jashari, ato aspak nuk e din se ka një lojtar Ardon Jashari në ekipin Zvicerian. Pra ato shikojnë vetëm të krijojnë urrejtje, shumë mirë e spjegoi Xhaka dhe disa gazeta Zvicerane” – tha Reshat Ibrahimi. /KlanMacedonia/