“Moszbatimi ka bërë që të pandehurit t`u afrohen viktimave”
Ka shtatë vjet që në Kosovë ekziston ligji për Mbikqyrjen Elektronike nga ana e Policisë së Kosovë.
Mungesa e zbatimit të tij ka bërë që të pandehurit t’u afrohen viktimave edhe në rastet kur ato kanë pasur urdhër mbrojtës nga Gjykata.
Nuk është vetëm rasti I Hamide Magashit që u vra të mërkurën nga ish bashkëshorti e që kishte urdhërmbrotje nga policia. Janë edhe shumë raste të tjera ku burrat kanë vrarë gratë e tyre e që kanë pasur dosje në polici, ai I Lirije Qerimajt, Marigona Osmanit e shumë të tjera.
Sipas ekspertëve nëse Policia e Kosovës do ta zbatonte Ligjin për Mbikëqyrjen Elektronike, i cili ka hyrë në fuqi qe 7 vjet, vrasja që ndodhi të mërkurën në QKUK do të mund të shmangej.
Pergatiti: Blerta Dalloshi Berisha