MPB: Në Haraçinë s’ka pasur kërcënime dhe sulm ndaj policëve

“NJË I MITUR DHE PRINDI I TIJ DO TË PËRGJIGJEN PËR SHKAK TË VOZITJES PA PATENT SHOFERI”

MPB-ja, pas kontrolleve të detajuara nga SPB-Shkup dhe kontrolli Ii brendshëm,  i ka quajtur dezinformata njoftimet se zyrtarë të policië janë sulmuar në Komunën e Haraçinës

“Nga kontrollet e kryera është konstatuar se më 30.11.2022 tre zyrtarë të policisë kanë ndaluar një automjet “Folksvagen” që drejtohej nga një i mitur, por nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, për çka kundër tyre janë ngritur nisma për procedura disiplinore, kurse pas bisedave zyrtare tre zyrtarët e policisë mohojnë se kanë pasur kërcënime dhe presione” – thonë nga MPB.

Policia ka bërë thirrje që para se të kontrollohen faktet të mos publikohen dezinformata që shqetësojnë qytetarët.

Disa media më 1 Dhjetor kishin njoftuar se në Haraçinë të Shkupit, katër policë në një postbllok policer kanë ndaluar një automjet që drejtohej nga një person pa dokumente valide. Personi, sipas shkrimeve të mediave, ka ofenduar policët pas cka ka ikur nga vendngjarja.

Lidhur me këtë ngjarje, në polici janë ftuar një i mitur 17-vjecar dhe babai I tij nga Saraji i Shkupit. i mituri ka sqaruar veprën dhe do të përgjigjet për shkak të vozitjes pa patent shoferi, kurse prindi për shkak se e ka lejuar këtë.

Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nga Buteli duke u prononcuar për MPB-në, tha se kriminelët nga Haraçina janë “sherifë” në këtë vend pasi mbrohen nga MPB-ja. Ai paralajmëroi se do të shqyrtohet mundësia edhe për interpelancë për Ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share