Botërori 2022| Reagimet pas eliminimit të Gjermanisë

Eliminimi i papritur i Gjermanisë, Flick qan gabimet në mbrojtje, Enrique: Nëse do eliminoheshim do pësoja atak në zemer

Eliminimi nga Botërori ka lënë shije të hidhur tek kombëtarja gjermane. Trajneri Hansi Flick ka treguar difektet që skuadra e tij shfaqi në fushën e lojës, teksa nuk preferoi të akuzojë Spanjën se ka gisht në këtë zhgënjim.

“Ka shumë arsyeje se përse Gjermania është eliminuar nga Kupa e Botës, por unë nuk jam këtu për të gjetur justifikime. Do të ishte mirë që të kishim fituar me Spanjën. Nuk më interesojnë ekipet e tjera. Gjithçka varej nga ne. Nëse shikoni golat e shënuar dhe të pësuar, është faji ynë. Në kushte të tjera do të kishte qenë situatë e ndryshme”, ka thënë Flick.

Humbja ndaj Japonisë dhe renditja në vendin e dytë nuk ka sjellë entuziasmën te Spanja.

“Nuk kam asgjë për të festuar. Ne u kualifikuam, por do të më pëlqente që të isha në krye të grupit. Dua që ekipi im të japë më të mirën dhe të fitojë të gjitha ndeshjet. Kjo është rruga drejt rritjes. Nëse do ta dija që do ishim jashtë Botërorit për disa minuta, do të kisha pësuar atak në zemër”, ka thënë Enrique, trajneri i Spanjës.
Me këtë vend të dytë, kombëtarja “La Roha” takohet me Marokun në raundin e 1/8-ave të Kupës së Botës. Në rast të një kualifikimi të mundshëm, sipas gjasave, iberikët do përballen me Portugalinë në çerekfinale dhe favoritin tjetër Francën në gjysmëfinalen e kompeticionit.

Nëse Spanja do e kishte fituar grupin, atëherë në një skenar hipotetik, skuadra e Enrique rrezikonte të përballej me Brazilin në çerekfinale dhe Argjentinën në gjysmëfinale.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share