Klan Debat: Çfarë është e saktë e çfarë e rrejshme, arsimi mediatik në praktikë

USAID 30 VITE INVESTON NË NDIHMË ZHVILLIMORE PËR MAQEDONINË E VERIUT

Në kohë lufte, krize ekonomike globale dhe ndarje të reja në botë – rezistenca ndaj propagandës dhe dezinformatave po bëhet edhe strategji mbrojtëse, ndërsa edukimi për arsimimin mediatik bëhet diciplinë e rëndësishme globale. Maqedonia e Veriut është në fund të listës e cila rangon sipas arsimimit mediatik të popullsisë, që konsiderohet si mangësi si e sistemit arsimor, ashtu edhe e mediave në vend. Në mënyrë që të përmirësohen gjendjet, nga viti i kaluar, me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim, USAID, në arsimin fillor janë futur përmbajtje për edukimin e fëmijëve për rolin e mediave, krijimin qytetar të përmbajtjeve mediatike dhe rregullat bazë për paanshëmri dhe tolerancë.

Për një pjesë të nxënësve të shkollave fillore në vend tashmë janë futur përmbajtje arsimore për arsimimin mediatik. Ky projekt për të cilin vite me rradhë janë angazhuar më shumë institucione të bashkuara në “Rrjetin për arsimim mediatik”, i mbështetur nga Agjencia Amerikane për Zhvillim USAID, e cila tashmë 30 vite vepron në vend, ka për qëllim, posaçërisht të rinjve, t’ua mësojë shenjat e dukshme të dezinformatave.

“Një nga bazat e programeve që provojmë t’i promovojmë te të rinjtë përmes sistemit tonë arsimor, por edhe përmes arsimit joformal,  është të jenë të vetëdijshëm për emocionet që ua shkaktojnë dezinformatat. Inteligjenca emocionale është pjesë e bazës për arsimim mediatik. Njeriu duhet të jetë i vetëdijshëm në qoftë se lexon diçka shokuese menjëherë këtë ta konsiderojë si shkas, ta marrë me rezervë. Shokuese, e pabesueshme, këto janë shenjat e para se ai informacion duhet të verifikohet” – tha Natasha Buleska, USAID.

Nuk bëhet fjalë për një lëndë mësimore, por për qasje për arsimimin mediatik në procesin mësimor në lëndë të ndryshme, sqaroi Vesna Nikodinovska nga Instituti i Maqedonisë së Veriut për media, partner në projekt. Për shembull, nxënësit e klasave të dyta, mësojnë për llojet e ndryshme të mediave, por i analizojnë edhe mesazhet e tyre.

“Mësojnë edhe interpretimin e përmbajtjeve, si ta marrin informacionin më të rëndësishëm, ose mesazhin kyç. Dhe ajo që është shumë e rëndësishme, mësojnë edhe vetë si të krijojnë mesazhe. Ne gjatë gjithë kohës e theksojmë se nga mosha më e vogël fëmijët duhet të mësojnë si t’i kontrollojnë mesazhet mediatike, si t’i analizojnë dhe si t’i ndajnë në mënyrë të përgjegjshme dhe të sigurtë, sidomos në rrjetet sociale” – tha Vesna Nikodinovska.

USAID gjatë partneritetit tredekadësh me Maqedoninë e Veriut ka histori të suksesshme dhe më pak të suksesshme, në përpjekjet për demokratizimin e shoqërisë. A është i mirë ose i keq fakti që shoqëria në vend ende ka nevojë për mbështetje, e pyetëm Biljana Veliçkovskën nga agjencia.

“Ashtu siç do të thoshin bashkëqytetarët tanë “deri diku mirë” – deri diku është mirë për arsye se derisa ekziston nevoja në një vend për agjenci zhvillimore kjo do të thotë se ende duhet të zhvillohet. Qëllimi ynë, siç thonë amerikanët është të mbetemi ne pa punë në Maqedoninë e Veriut, që do të thotë se vendi ka arritur në nivelin e zhvillimit  të vetëqëndrueshëm. Nënkuptohet se ka shumë histori të suksesshme, ndoshta nuk janë të dukshme për gjithë opinionin” – tha Biljana Veliçkovska, USAID.

USAID-i gjatë 30 viteve të kaluara ka investuar mbi 800 milionë dollarë, para të obliguesve tatimorë amerikanë, për zhvillim të arsimit, bujqësisë, ambientit jetësor, për tolerancë ndëretnike dhe fusha të tjera. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share