Deri në 13 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus. Kështu ka deklaruar një nga këshilltarët e Presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak. “Ne kemi vlerësime zyrtare nga Shtabi i Përgjithshëm, vlerësime zyrtare nga komandanti i përgjithshëm dhe ato variojnë nga 10,000 deri në 12,500-13,000 të vrarë,” tha ai.
Podolyak u shpreh më tej se deri në 100,000 ushtarë rusë ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt dhe se 100 mijë-150 mijë të tjerë ishin plagosur, ishin të zhdukur ose të paaftë për t’u kthyer në luftime. Ndërsa Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen në një deklaratë të bërë më 30 nëntor u shpreh se 20,000 civilë ukrainas ishin vrarë.