Biljana Veliçkovska nga USAID, në emisionin Klan Debat përballë gazetares Biljana Georgievska ka shprehur nevojën për trajnim të popullatës për tu përballuar me informacionet që vijnë sidomos nga rrjetet sociale. Sipas saj edhen rrjetet sociale janë modele biznesi, që kanë një qëllime të caktuara.
“Me ardhjen e rrjeteve sociale, çdokush mund të bëhet burim informacioni. Problemi është se konsumi në rrjete sociale është i pafiltruar, prandaj duhet trajnime për njohje të informacioneve të pasakta dhe të gabuara”, tha mes tjerash Biljana Veliçkovska./KlanMacedonia
Me ardhjen e rrjetevce sociale, çdokush mund të bëhet nburim informacioni