Natasha Buleska nga USAID e ftuar në emisionin Klan Debat duke folur për temën e “shkrim – leximit mediatik”, ka analizuar fenomenin e shpërndarjes së dezinformatave dhe përpjekjet për t’i përgënjeshtruar ato. Sipas Buleskës, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se nëse lexojnë diçka shokuese në rrjet, të kontrollojnë emocionet e të mos e besojnë menjëherë.
Duhet të kontrollohen faktet dhe të bëhet dallimi mes fakteve dhe mendimeve personale të autorit, thotë Buleska. Shpërndarja e një dezinformate, fatkeqësisht sipas Buleskës, arrin efekt më të madh sesa përgenjeshtrimi i të njejtës. Kjo sepse dezinformata arrin më shpejt tek opinioni dhe çdo informacion që arrin i pari, bën efekt më të madh tek lexuesi apo ndjekësi.
“Ne mundohemi të mos e përdorim termin ‘lajme të rreme’ sepse mendojmë se çdo gjë është lajm. Edhe ajo që do të arrijë tek njerëzit, fatkeqësisht e para do të arrijë dezinformata sesa përgenjshtrimi… Dezinformatat më shpesh janë të paketuara që të arrijnë tek emocionet tona, të na shokojnë, të na befasojnë”, thotë Buleska./KlanMAcedonia