Berisha për Steinmeier: Mirënjohje për ndihmën që i tha presidentit Nishani në momentet kritike të jetës

Pas fjalimit të mbajtur të presidentit gjerman Steinmeier në Kuvendin e Shqipërisë, Sali Berisha për mediat ka shprehur mirënjohjen e thellë për të. Berisha shprehet se Steinmeier ka ndihmuar Shqipërinë dhe interesi i tij për vendin tonë ka qenë gjithmonë prezent. Por ajo që theksoi më shumë Berisha, është fakti që presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i ka qëndruar pranë presidentit Bujar Nishani në momentet e tij kritike të jetës dhe për këtë gjë e falenderon në emër të Partisë Demokratike.

“ Presidenti Steinmeier si ministër i Jashtëm i Republikës Federale ka mbështetur fuqimisht çlirimin e Kosovës së bashku me qeverinë e tij. Interesi i tij për Shqipërinë e shqiptarët ka qenë gjithnjë prezent. Por unë kam një mirënjohje më të veçantë sot për të. Për kujdesin e tij njerëzor tejet të çmuar që tregoi për presidentin Bujar Nishani në momentet më kritike të jetës së tij, kështu që në këtë rast në emër të Partisë Demokratike, i shpreh mirënjohjen më të thellë për aktin dhe gjestin e tij njerëz në mbështetje të përpjekjeve të presidentit Nishani në sëmundjen e tij”, është shprehur Berisha. /tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share