Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka lëshuar kallëzim penal ndaj një 24 vjeçar nga Siniçani i Komunës së Bogovinës, pasi kohë më parë kishte gjuajtur me armë zjarri vëllain e tij.
“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.T (24) nga fshati Siniçan, për shkak të dyshimit për kryerjen e dy veprave penale “shkaktim i rrezikut publik” dhe “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese”. Më 10 gusht 2022, i akuzuari ka shtënë me armë në drejtim të vëllait të tij DB (29) nga fshati Siniçan”, thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia