Steinmeier për çaj dhe bakllava në çarshinë e vjetër të Shkupit

NË HYRJE TË GALERISË SË ARTEVE “ÇIFTE AMAM” E MIRËPRITI ATIXHE MURATOVA

Me çaj dhe me bakllava, Presidenti i shtetit gjerman, Shtajnmaer, sot në mëngjes e shijoi sharmin e çarshisë së vjetër të Shkupit dhe shëtiti nëpër rrugicat megjithë motin me shi. Me nikoqirin e tij, Presidentin Pendarovski, i përshëndetën bizneset e vogla lokale, si këtë agjenci për transport të udhëtarëve.

Në hyrjen e galerisë së arteve “Çifte Amam” e mirëpriti Atixhe Muratova, personazhi kryesor i filmit dokumentar “Honeyland”, mesazhin e të cilit për mbrojtje të natyrës Shtajnmaer, që ditën e djeshme, nga foltorja e Kuvendit, e vuri në dukje si qëllim të përbashkët të botës.

FRANK VALTER SHTAJNMAER, PRESIDENT, GJERMANI

“Mesazhi i këtij filmi të suksesshëm maqedonas, i cili në të njëjtën kohë është i mbushur me kuptime, e ka përshkuar botën. Edhe ne në Gjermani e dimë. Në sytë e mi “Honeyland” është dy gjëra në të njëjtën kohë: shprehje e kulturës krenare të një vendi të vogël, por në të njëjtën kohë përcjell një mesazh edhe më të madh, kuptimi i të cilit del jashtë kufijve të një vendi. Nuk guxojmë t’i shfrytëzojmë në mënyrë të plotë dhuratat e natyrës. Kjo është detyra që i është dhënë njerëzimit” 

Thirrjen e tij për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese në mënyrë që Maqedonia e veriut ta vazhdojë  rrugën evropiane, sot e komentuan edhe mediat bullgare.

“Maqedonia e Veriut angazhohet për ndryshimin e Kushtetutës së saj, ta pranojë ekzistencën e  bashkësisë etnike bullgare në vend, por nuk është e qartë nëse Qeveria, politikisht e orientuar kah e majta, do të arrijë ta sigurojë shumicën e domosdoshme në Kuvend” – BGNES.

Presidenti gjerman sot pasdite do t’a vizitojë parkun e mullinjve të erës në Bogdanci, si dhe fabrikën “Drekslmajer” në Kavadar – dy nga më shumë investimet gjermane në vend. Gjermania është partneri më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut, me mbi 30% të eksportit të Maqedonisë së Veriut. Si lidhje të fortë të ndërsjellë Shtrajnmaer i ka vënë në dukje edhe të shpërngulurit, rreth 100 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë dhe punojnë në vendin e tij. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share