Media arabe jehonë projektit për portin e ri të Durrësit

“Trade Arabia”: Një nga projektet më inovative në botë

“Zhvilluesi global i pronave në Emiratet e Bashkuara Arabe, Eagle Hills ka njoftuar nisjen e projektit për marinën më të madhe të super jahteve në Mesdhe, Durrës Yachts & Marina”, kështu shkruan një ndër mediat më të mëdha të botës së biznesit “Trade Arabia”, teksa i bën jehonë projektit për portin e Durrësit.

Sipas medias, përveç 12,000 apartamenteve që do ndërtohen, të cilat ofrojnë një jetë të pasur në bregdetin e Adriatikut, projekti përfshin:

•Një marinë të re moderne që pret super jahtet më të mëdha në botë.

•Një terminal për linjat e lundrimit ndërkombëtar, i pari i këtij lloji në bregdetin shqiptar.

•Parqe dhe hapësira të gjelbra.

• Dhe Rezidenca hoteliere të markave më të njohura.

“Trade Arabia” citon investitorin Mohamed Alabbar në lidhje me projektin.

“Ky zhvillim është maja e jetesës luksoze, ndërkohë që sjell në të njëjtën kohë investime të reja, infrastrukturë dhe mundësi afatgjata zhvillimi në Shqipëri. Ne jemi krenarë për partneritetin tonë me qytetarët dhe zyrtarët qeveritarë të këtij kombi të shquar në një projekt transformues inovator që mori dy vjet planifikim dhe modelim nga arkitektë, inxhinierë, konsulentë dhe artistë të njohur ndërkombëtarisht”, ka thënë Mohamed Alabbar.

Sipas Alabbar, ndërtimi i këtij porti nuk hap vetëm destinacionin për vizitorët e nivelit të lartë, por krijon gjithashtu Monakon e Adriatikut.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share