Kroacia pjesë e Eurozonës nga 1 Janari

Buxheti u miratua me 77 vota pro në parlamentin prej 151 vendesh dhe synon të trajtojë krizat dhe sjellë stabilitet ekonomik

Kroacia, e cila do të hyjë në eurozonë më 1 Janar, miratoi buxhetin e saj të parë , duke synuar një deficit të përgjithshëm prej 2.3% të prodhimit të brendshëm bruto dhe një parashikimin për rritje ekonomike prej 0.7%. për vitin 2023.

Buxheti u miratua me 77 vota pro dhe 50 kundër në parlamentin prej 151 vendesh. “Futja e Euros do të forcojë ekonominë tonë, do të jetë një spirancë stabiliteti, do të na bëjë më rezistent dhe më të mbrojtur nga goditjet dhe krizat e jashtme dhe do të kontribuojë në përmirësimin e klimës së investimeve”, tha ministri i Financave Marko Primorac, teksa njoftoi planet e shpenzimeve.

Në Korrik, ministrat e financave të Bashkimit Evropian miratuan zyrtarisht Kroacinë duke u bërë anëtari i 20-të i monedhës së përbashkët Euro në fillim të vitit 2023. Kryeministri Andrej Plenkoviç tha se buxheti synon të zbusë efektet e krizës ekonomike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, të ruajë rritjen dhe të ruajë stabilitetin social.

Të ardhurat totale të buxhetit parashikohen në 24.9 miliardë Euro, 9% më shumë nga ky vit dhe ushqehen kryesisht nga taksat direkte dhe indirekte të parashikuara 13.3 miliardë Euro. Shpenzimet janë vendosur në 26.7 miliardë Euro, 2.1 miliardë Euro më shumë nga ky vit, për shkak të një rritjeje në programet sociale dhe zhvillimore të qeverisë. Inflacioni, i cili parashikohet në 10.4% këtë vit, shihet të bjerë në 5.7% në 2023.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share