Al – Tavadi: Gjatë ndërtimit të stadiumeve kanë vdekur 400-500 punëtorë

AL-TAVADI: GJATË NDËRTIMIT TË STADIUMEVE KANË VDEKUR 400-500 PUNËTORË

Shefi I Kampionatit Botëror të Futbollit në Katar, Hasan Al-Tavadi në një bisedë me udhëheqësin e njohur britanik, Pirs Morgan, ka zbuluar se gjatë ndërtimit të stadiumeve jetën e kanë humbur 400 deri 500 punëtorë.

Vitin e kaluar gazeta britanike “Gardijan” kishte drejtuar akuza se në Katar jetën e kanë humbur 6.500 njerëz që kanë punuar për infrastrukturën e Botërorit, por Al – Tavadi vlerëson se shifrat janë shumë më të vogla.

“Vlerësohet se jetën e kanë humbur 400 deri 500 njerëz. Nuk kam shifër të saktë të të vdekurve, por edhe një vdekje është shumë. Mendoj se sistemet shëndetësore  nëpër fushat e ndërtimeve po përmirësohen” – ka thënë Al – Tavadi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share