Për të shpëtuar nga dënimi, i’u prezantua policëve si koleg i tyre me dokumenta fals / Padi penale për shkupjanin

Një banor i Shkupit është ndaluar nga polica pasi kishte kryer një shkelje në komunikacion. Për t’i shpëtuar dënimit, është prezantuar sikur edhe ai është polic dhe ka treguar një dokument identifikimi fals të MPB-së. Por, kjo përpjekje i ka shkuar huq sepse policët e kanë kuptuar se bëhet fjalë për mashtrim dhe ndaj tij tani është ngritur kallëzim penal për “prezantim të rremë”.

“Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër T.K(33) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “prezantim i rremë” nga neni 391 i Kodit Penal. Më datë 25.05.2022, i pandehuri është ndaluar nga punonjësit e policisë teksa drejtonte automjetin e pasagjerëve, për kundërvajtje në komunikacion. Njëkohësisht është paraqitur në mënyrë të rreme si punonjës policie dhe është identifikuar me dokument identifikimi të rremë të MPB-së, të cilën e ka bërë vetë”, thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share