Oliver Kahn e ka ritheksuar se Bayern Munich nuk është i interesuar për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon.Këtë Kahn e tha për Sky Sport, duke e bërë të qartë se strategjia e klubit është ndryshe nga ajo që mund të ofrojë portugezi.
“Mund të përjashtoj një lëvizje për Ronaldon. E kemi marrë parasysh, të gjithë e duam Ronaldon, por strategjia është e ndryshme”, thotë ai për Sky Sport, transmeton lajmi.net.
“Ne kemi një ide të qartë. Ne e dimë filozofinë se si duhet të bashkohet skuadra jonë”, përfundoi ai.
Ronaldo është përfolur edhe më herët për një kalim të mundshëm të bavarezët, por ishte pikërisht Kahn ai që e përjashtoi një mundësi të tillë edhe në të kaluarën.