Jennifer Lopez flet për ndarjen nga Ben Affleck në vitin 2004: Ndjeva sikur do të vdisja

Artistja e njohur: Ishte kaq e dhimbshme pasi u ndamë

Jennifer Lopez ka folur për romancën e saj me aktorin Ben Affleck.

Në një intervistë të re me Apple Music 1 , këngëtarja e hitit “Marry Me” kujtoi ndarjen nga aktori në 2004.

“Ishte kaq e dhimbshme pasi u ndamë. Sapo anuluam dasmën 20 vjet më parë, ishte thyerja më e madhe e zemrës sime. Sinqerisht u ndjeva sikur do të vdisja”, u shpreh artistja.

Megjithatë ajo është e lumtur për mënyrën se si rrodhën gjërat disa vite më vonë.

”Por tani, 20 vjet më vonë, kjo histori ka një fund të lumtur. Ka fundin që nuk do të ndodhte kurrë në Hollywood”, ka vijuar më tej ajo.

Lopez e cila ringjalli romancën e saj me 50-vjeçarin Affleck njoftoi të premten se do të publikojë një album të ri të quajtur “This Is Me… Now”.

Pasi krijuan një lidhje të re në Prill 2021, Jennifer dhe Ben kurorëzuan lidhjen e tyre të dashurisë në martesë në Korrik të këtij viti në Las Vegas.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share