Dance Albania – Nata festive e Pavarësisë, me muzikë moderne shqiptare dhe pa eliminime

#DanceAlbania Talent show me 10 Yje VIP Shqiptare: garë, emocione, kërcime, juri, show, ritme, ngjyra, kostumografi, adrenalinë. Formati më i famshëm i kërcimit në Shqipëri nga Vera Grabocka & Alketa Vejsiu në #TvKlan.

Adelina Tahiri fiton kupën e mbrëmjes, nuk ka të eliminuar në Dance Albania

Adelina Tahiri fitoi kupën e mbrëmjes së puntatës së 11 në spektaklin Dance Albania në Tv Klan. Performanca e saj, që në fakt ishte e para në këtë edicion të veçantë, atë të Pavarësisë së Shqipërisë, mori 8.3 pikë në total nga votat e jurisë.

Dy balerinët Klaudia Pepa dhe Ilir Shaqiri ishin në një mendje që kupën e meritonte Adelina Tahiri.

E surpriza e mbrëmjes ishte se nuk u eliminua asnjë prej konkurrentëve. Të hënën e ardhshme do të shihemi sërish me çiftet pjesëmarrëse Adelina dhe Filippo Zara, Kastro dhe Ensa, Melisa dhe Erindi, Cindy dhe Dion, Orgesa dhe Franko.

Ermal Mamaqi pyet Orgesën: Si ka mundësi që nuk u kualifikove në finale në festival? Më pëlqeu shumë kënga jote

Orgesa Zaimi, konkurrentja në Dance Albania në Tv Klan, ishte njëkohësisht edhe pjesëmarrëse në festivalin e mirënjohur “Kënga Magjike”. Por kënga e Orgesës nuk u kualifikua për në finale, e pikërisht për këtë fakt, Ermal Mamaqi ka shprehur keqardhjen.

Pas performancës së kërcimit të Orgesës në Dance Albania, anëtari i jurisë Ermal Mamaqi shfrytëzoi rastin për t’i thënë se e vlerësonte shumë këngën e saj në festivalin “Kënga Magjike”.

Ermal Mamaqi: Nuk dua të komentoj fare kërcimin…dua të shpreh keqardhjen, e mora vesh para pak minutash, më vjen keq nuk e pashë festivalin, por më erdhi shumë keq që ti nuk ishte kualifikuar në finale Orgesa. Si ka mundësi?

Orgesa Zaimi: Çfarë mendon ti? Më thuaj?

Ermal Mamaqi: Nuk e di, mua më pëlqen shumë kënga jote.

Alketa Vejsiu: Ajo ishte nga këngët më të bukura të festivalit.

Ermal Mamaqi: Po si ka mundësi Orgesa?

Alketa Vejsiu: Orgesa është super këngëtare.

Ermal Mamaqi: Orgesa, unë dua që ti të mos dekurajohesh nga kjo ngjarje dhe të vazhdosh përsëri.

I vijnë lule gjatë spektaklit, “hutohet” Melisa: Unë flas me dikë por…

Ajo prej 5 javësh është konkurrente në spektaklin e vallëzimit “Dance Albania”, në Tv Klan por ende nuk e ka marrë asnjë kupë. Ama mbrëmjen e kësaj të hëne ajo ka marrë diçka më të çmuar se sa një kupë. Pas performancës ajo u surprizua nga një buqetë me lule, e cila shoqërohej edhe nga një pusullë. Por kush ja solli këto lule Melisës?

Alketa Vejsiu: Melisa të kanë ardhur lule! Kush mund t’i ketë sjellë këto lule Melisa?

Ermal Mamaqi: Ua Melisa! Domethënë ti?

Melisa Lleshi: Jo.Unë, flas me dike, por nuk besoj të jetë koha. Se kam menduar të jetë aq romantik se është herët, për çdo gjë.

Alketa Vejsiu: Po tani vijnë lulet se kur ikën romanca nuk kujtohen më për lule

Ermal Mamaqi: Ai çuni nuk qenka vetëm romantik por edhe patriot, i sjell lulet në 28 Nëntor. Ai uron pavarësinë me dashuri.

Melisa Lleshi: Realisht nuk e prisja.

Alketa Vejsiu: Kush mund të jetë ky njeri?

Melisa Lleshi: Nuk e di se është ende herët.

Kështu është shprehur Melisa duke rrëfyer kështu se ajo është në një njohje të re. Por lulet kanë ardhur nga dikush tjetër…

“’Më mirë një tufë me lule, se sa një kupë’, Erindi”, lexoi Melisa pusullën që vinte së bashku me lulet që i kishte dërguar partneri i saj i vallëzimit.

Erindi shtoi se meqenëse nuk kanë marrë asnjë kupë deri më tani, ajo duhet të marrë një kupë të vetme atë të fitueses.

“Jam e lidhur prej 2 vitesh me Genarin”, Cindy Marina tregon për herë të parë në “Dance Albania”

Cindy Marina ka folur për marrëdhënien e saj të dashurisë me Genar Topallin dhe ka treguar për herë të parë për “Dance Albania” në Tv Klan se janë në një lidhje dashurie prej 2 vitesh. Gjatë klipit të saj të prezantimit para perfomancës “live”, Cindy Marina është shprehur se ka synim që ta fitojë garën në spektaklin e kërcimit “Dance Albania” jo vetëm për vete, por edhe për partnerin e saj, Genar Topalli.

Cindy Marina: Genari ishte javën e kaluar në spektakël dhe më shikoi live. Jam e lidhur prej 2 vitesh me Genarin, jemi njohur në Shqipëri. Kur më erdhi ftesa për “Dance Albania” isha me 2 mendje se kisha dhe angazhime të tjera dhe ai ishte i pari që më shtyu që të futesha dhe ta provoja këtë eksperiencë sepse tha se “të shkon shumë Dance, pse jo të mos ta provosh dhe të provosh me veten dhe ta fitosh”. Në këtë rrugëtim nuk jam vetëm për vete, por edhe për Genarin.

Para perfomancës, Cindy Marina ka shprehur dhe ndjesitë e saj para ngjitjes në skenën magjike të “Dance Albania”.

Cindy Marina: Këtë javë kam një muzikë shqiptare nga filmi “Lulëkuqet mbi mure”. Është një muzikë shumë e bukur, më ka emocionuar shumë kur e kam dëgjuar, shpresoj që këtë emocion që kam ta përcjell në vallëzim dhe ta ndjejnë dhe juria dhe të gjithë që po na shikojnë.

Babai i Ilir Shaqirit në “Dance Albania”: Jemi krenarë me të gjithë shqiptarët e ndershëm kudo në botë

Prindërit e Ilir Shaqirit kanë qenë të pranishëm në sallën e Dance Albania në Tv Klan, në këtë mbrëmje të bukur të të gjithë shqiptarëve, të cilët festojnë 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Nëna dhe babai ndoqën nga afër spektaklin e kësaj të hëne dhe këshillat e sugjerimet që bënë djali i tyre Ilir Shaqiri si anëtar i jurisë së Dance Albania.

Babai i Ilir Shaqirit ka shprehur vlerësimin për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen nëpër botë dhe që me talentin dhe punën e tyre kanë lënë gjurmë.

Alketa Vejsiu: Unë doja të pyesja këtu në sallë dhe kam dy njerëz shumë simpatikë aty, një zonjë dhe një zotëri, të cilët do të më thonë pse ata ndihen krenarë që janë shqiptarë. Kemi në sallë prindërit e Ilir Shaqirit, nënën dhe babain, të cilët i përshëndes dhe u them që duhet të jeni shumë krenarë për modelin fantastik të djalit që keni rritur dhe që gjithë Shqipëria e dashuroi, e admiroi. Babain do pyes. Çfarë ju bën juve si shqiptar të ndiheni krenar?

Babai i Ilir Shaqirit: Me sinqeritetin më të madh po shpreh me vërtetësi, me gjithë shqiptar, që jemi krenar për djalin, për Ilirin. Që në Itali u bë një kohë shumë e gjatë nga viti ’91 ka lënë gjurmë shumë të mëdha si artist, si koreograf, si balerin dhe ka një titull duke lënë gjurmë shumë të mëdha për nderin shqiptar si shqiptar që është i vërtetë. Në këtë rast patjetër do ta përmend edhe djalin e dytë se edhe ai është një artist, Olti. Ka fituar i pari tek Dance Amici.

Ilir Shaqiri: E korrigjoj unë. Dëshira ka qenë të fitonte, por ka arritur në finale, nuk ka fituar. Kështu që na jep atë që është e drejtë të na japësh.

Babai i Ilir Shaqirit: Ai ka fituar vendin e parë në baletin modern. Megjithatë, jemi krenarë që jemi shqiptar, jemi krenarë që shqiptarët e ndershëm, të zotë, të talentuar, kanë lënë gjurmë jo vetëm në Itali por në gjithë botën.

Ilir Shaqiri: Ky është komunikimi kur në një shtëpi janë të gjithë balerinë dhe kur ne diskutojmë për baletin përgjithësisht kemi pikëpamje të ndryshme, kështu që ju ftoj një ditë të vini dhe të vendosni pikët kush ka të drejtë nga ne të katërt, sepse secili ka prizmat e veta.

Kastro Zizo i rezervuar për projektin mediatik në SHBA: Shqiptarët nuk të urojnë më të mirën, nuk doja akumulim energjish që…

Në klipin prezantues para performancës së tij mbrëmjen e sotme në “Dance Albania”, artisti Kastro Zizo është shprehur i rezervuar për të dhënë më shumë detaje rreth planeve të tij në SHBA në lidhje me projektin e tij mediatik. Kastro Zizo është shprehur se “kryesisht shqiptarët nuk të urojnë më të mirën kur një person tjetër bëhet mirë dhe kështu për syrin e keq nuk doja akumulim energjish që mund të më ndalonte projektin”.

Kastro Zizo: Për pak kohë do të shkoj në Amerikë, ky është plani. Jam në mesin e një projekti shumë të madh mediatik. Kaq mund të them.

Problem ka se unë gjithë këto javë, ndryshim ka se ndjeva një ndryshim shumë të madh me “viben” që është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me “viben” që është këtu. Kryesisht shqiptarët nuk të urojnë më të mirën kur një person tjetër bëhet mirë dhe kështu për syrin e keq nuk doja akumulim energjish që mund të më ndalonte projektin. Mund të ngjajë budallallëk, por kështu e mendoj. Me rëndësi është që kur të flasin faktet është më mirë se sa fjalët e tepërta.

Këtë javë ka rastisur fiks me periudhën apo me pak ditë që kalova në SHBA ku më rastisi të takoja njerëz që kishin ikur në fillim të 90-ave, emigrantë që sot ata ishin në pozicione shumë të mira, e mgjithatë lidhet dhe më këngët shumë të mira që do të kërcejmë këtë javë që është projekti “Jon” i Ardit Gjebreas që është kënga simbol e emigracionit apo eksodit në fillim të viteve 90-të. Ju lutem mos më gjykoni shumë sepse shumicën e provave i kemi bërë nga interneti./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share