Bojana tradicionalisht feston Ditën e Flamurit Kombëtar
Me flamuj kuq e zi nëpër rrugë e me programe të ndryshme nëpër shkolla, festa e flamurit u shënua me aktivitete të ndryshme thuajse nëpër të gjitha komunat shqiptare. E festa nuk mungonte as në fshatin Bojanë të Komunës se Sarajit. E stolisur në mënyrë më speciale, fëmijë e të rritur të fshatit të veshur me ngjyrat kombëtare uruan festën.
” Bojana organizon festen e rrushit siç e kemi dhe nga ky vit fillojmë organizimin për ditën e flamurit. Ju uroj të gjithë shqiptarëve festen e 28 nëntorit, ditën e flamurit, ju dëshiroj shumë shëndet dhe gjithë të mirat”, thotë një banor i Bojanës.
“Po është hera e parë që organizohet në Bojanë. Cili është urimi juaj për festat e nëntorit? I uroj të gjithë shqiptarët festen e 28 nëntorit, ditën e flamurit”, thotë banori tjetër.
“Në Bojanë festë e madhe sot, festa e 28 nëntorit, këtu kam disa fëmije të cilët janë veshur me veshje kombëtare, të shohim se si e ka emrin ky pranë meje.
-Unë e kam emrin Shaban,
– Perse je veshur kështu sot?
– Është festa e 28 nëntorit dhe e kemi gëzim.
“Urime festën e 28 nëntorit”./KlanMacedonia